“Iu bë vjehrra pensioniste me 10 mijë euro shërbim konsulence”- Debati në studio, Shehaj përplaset me Valterin: Kur u arrestua Koka, SPAK ishte institucion hero!

Oct 24, 2024 | 16:20
SHPËRNDAJE

Bresida Shehaj dhe ish-deputeti Halit Valteri janë përplausr në studion e News24, gjatë rubrikës ‘Opinion’ lidhur me hetimet e SPAK për çështjen e Ilir Metës dhe atë të inceneratorëve.

Halit Valteri bresida shehaj

Shehaj insiston që SPAK duhet të flasë me shifra konkrete sesa ka qenë korrupsioni i bërë nga Meta, teksa thotë se ‘anjë prokuror i SPAK nuk është i mirë’.

Në kundërpërgjigje, Halit Valeri tha se kur u arrestuar ish-ministri Lefter Koka për çështjen e inceneratorit, SPAK ishte hero.

Po ashtu, Valteri i qëndron bindjes së tij se ‘Meta është politikan i korruptuar’.

Përplasjet në studio

Brisida Shehaj: SPAK nuk prodhon asnjë faturë asnjëherë, mua duhet të më duhet që në çdo hetim, janë kryer këto episode vlera është kaq, korrupsioni është kaq dhe këto para do kthyen. Për ata të bashkisë për inceneratorin nuk ka asnjë faturë.

Halit Valteri: Nuk ka mbaruar hetimi

Brisida Shehaj: Ka mbaruar more, ka kaluar për gjykim. Mua më duhet ajo që i duhet edhe Halitit, që këto para t’i kthehen qytetarëve. Por leket nuk kthehen pa një faturë. Ai duhet të thojë që vjedhja është kaq, korrupsioni8 kaq, evazioni kaq, kaq pasuri ka, kaq do u kthehen shqiptarëve. Këto mundojnë te dosja e Ilir Metës, te dosja e Inceneratorëve. Ta thotë SPAK sa korrupsion ka bërë Meta, ta dimë.

Brisida Shehaj: SPAK përsëriste të njëjtat pasazhe. Ne na duhet një drejtësi e drektë, unë jam që të gjitha paratë e vjedhura t’ju kthehen qytetarëve. Më duhet fatura.

Halit Valteri: Ka dalë vila që ka shitur. Duhet të shkojnë të gjithë në burg këta që kanë çuar para te LSI. 140 milion dollarë të paguar nga amerikanët që ne të kemi drejtësi, nuk mund të bëjnë shaka Për 5D janë në burg drejtorët.  Është në hetim Veliaj, nuk keni bërë kallëzim.

Brisida Shehaj: Është çuar mo

Halit Valteri: Po se keni çuar! Te 5D janë në burg drejtorët. Kallëzojeni pra.

Brisida Shehaj: Asnjë prokuror i SPAK nuk është i mirë.

Halit Valteri: Kur u arrestua Lefter Koka, SPAK ishte institucion hero. Mos u merrni me të tjerët, vetë Ilir Meta si politikan është i korruptuar.

Brisida Shehaj: Mos bëj populizëm se tani i bie të të them unë ty sa mirë e njeh ti Erionin.

Halit Valteri: Atij ia paguan bashkia njerëzit që mban pas e stafin si paguan vetë.

Brisida Shehaj: Erioni shyqyr që ka vjehrrën, iu bë vjehrra pensioniste me 10 mijë euro shërbim konsulence.

Halit Valteri: Po kështu qenka kjo punë, si vjehrra Ilirit si vjehrra e Erionit. Si Fatimja si tjerat. Unë i shkreti e kam pensioniste vjehrrën time, të zihem me të pse nuk është si vjehrra e Erionit dhe Ilirit.

Brisida Shehaj: Çoje te vjehrra e Erionit, ta mësoj ajo.

Halit Valteri: Ta çoj te Fatimja se ndoshta ka hall Fatimja, të shtyj kohën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura