VIDEO/ Iu dëmtua çatia nga shiu dhe era e fortë, del jashtë funksionit pavijoni i Kirurgjisë dhe Materniteti në spitalin e Pukës

Nov 22, 2024 | 15:32
SHPËRNDAJE

Moti i keq i një ditë më parë, ka shkarkuar probleme të mëdha në Spitalin e Pukës pasi iu dëmtua çatia.

Si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavijoni i Kirurgjisë dhe Materniteti kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa dje u raportua se nuk është në përdorim as pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë.

Burime bëjnë me dije se shiu ka depërtuar në dhomat e pacintëve, duke e bërë të pamundur qëndimin aty.

Sakaq, raportohet se pacientët e shtruar janë transferuar drejt spitalit të Shkodrës.

puke catia e spitalit rrebeshe

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura