Iu gjetën në banesë kokainë me vlerë 4 milion euro, vihet në pranga i riu shqiptar në Itali

Sep 18, 2024 | 21:25
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge, pasi në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 93 kg kokainë.

policia italiane1

Mësohet se lënda narkotike kokainë është sekuestruar në Itali gjatë një operacioni policor në Brianza.

Sipas mediave të huaja, vlera e drogës përllogaritet në rreth 4 milionë euro nëse do të shitej me pakicë.

Drejtoria e Policisë së Milano, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë, inicioi një hetim për të goditur trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e Monza dhe Milano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura