Izraeli në gatishmëri për të sulmuar Libanin, IDF jep urdhrin për evakuimin e banorëve nga Bejruti: Largohuni nga ndërtesat e përcaktuara, do godasim së shpejti

Oct 5, 2024 | 22:07
SHPËRNDAJE

Ushtria izraelite i ka bërë thirrje civilëve libanezë pranë tre ndërtesave në periferinë jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut i njohur si Dahiyeh, që të evakuohen menjëherë përpara sulmeve ajrore.

532a2020-8193-11ef-822c-a50726bfda2e

Në një deklaratë për X, Avichay Adraee, zëdhënësi i IDF-së, ka publikuar harta krahas njoftimit, të cilat u bëjnë thirrje civilëve të distancohen të paktën 500 metra nga vendet.

Ditët e fundit, IDF ka lëshuar disa urdhra evakuimi për vende specifike në Dahiyeh përpara sulmeve ajrore në infrastrukturën e Hezbollahut.

“Ju ndodheni pranë objekteve dhe interesave të Hezbollahut, kundër të cilave IDF do të veprojë në të ardhmen e afërt,” tha në një deklaratë zëdhënësi i IDF. “Për sigurinë tuaj dhe të anëtarëve të familjes suaj, ju duhet të evakuoni menjëherë ndërtesat e specifikuara dhe ato pranë tyre dhe të qëndroni larg tyre për një distancë jo më të vogël se 500 m”, thuhej në deklaratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura