Ja ilaçi më i mirë natyral që trajton reumatizmën dhe dhimbjet e tjera të muskujve

May 1, 2017 | 10:20
SHPËRNDAJE

Dhimbjet reumatike janë shumë të forta dhe thuajse nuk qetësohen dot pa medikamente. Ilaçi që do t’ju paraqesim në këtë postim është shumë efikas në qetësimin e dhimbjeve reumatike dhe dhimbjeve të tjera. Vaji me spec djegës është një mënyrë efikase në lehtësimin e dhimbjeve sepse nxit qarkullimin e gjakut.spec-djekes-e1454932015974

Gjithçka që ju duhet janë 10 speca të freskët djegës dhe 2 gota vaj ulliri ekstra i virgjër. Lajini specat dhe pritini në copa të vogla. Futini në një kavanoz qelqi dhe hidhini 2 gotat e vajit sipër. Lëreni vajin e specave të qëndrojë në një vend të errët e të thatë për 7 ditë. Pas këtyre ditëve, kullojeni vajin me anë të një nape. Masazhoni zonat që ju dhembin me këtë vaj. Këtë proçedurë mund ta përdorni 2 herë në ditë, derisa dhimbjet t’ju kenë kaluar plotësisht. Është e rëndësishme që ta mbani trupin ngrohtë pasi të keni aplikuar masazhin me vajin djegës. /Shendeti/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura