Ja si të qetësoni dhimbjen e kokës në mënyrë natyrale

Dec 10, 2015 | 18:48
SHPËRNDAJE

dhimbje

Nëse përfshiheni tek njërëzit që vuajn nga dhimbja e kokës, atëherë duhet t’i lexoni shënimet e mëposhtme.

Shpesh njërëzit që vuajn nga dhimbja e kokës gjejnë “ngushëllim” tëk ilaçet apo qetësueset e ndryshme, por ka edhe disa mënyra natyrale të cilat ju vijnë në ndihmë për të eleminuar dhimbjen.

Limoni
Limoni ndikon veçanerisht në kurimin e dhimbjes së kokës. Këshillohet që të merrni pak ujë të vakët dhe ta persieni me lëng limoni. Nëse dëshironi mund të hidhni dhe lëng frutash të shtrydhur.

Pini sa më shumë ujë
Pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Shpesh herë dhimbja e kokës ndodh për shkak të dehidratimit.

Molla
Hani çdo ditë mollë të spërkatur me pak kripë natyrale, do të shihni se do të ndikoje pozitivisht në qetësimin e dhimbjes së kokës.

Copa akulli
Akulli përmirëson qarkullimin e gjakut, kështu që vëndosni copa akulli në zonën ku keni më shumë dhimbje.

Gjethe menteje
Merrni një gotë ujë të nxehtë, hidhni  një luge gjethe menteje  e grirë dhe lëreni për rreth 10 minuta. Më pas pijeni. Kjo ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura