“Jam beqar”, motra e 30-vjeçares rrëfen si mashtroi Fation Hoxha: Merushe Hazizaj la burrin e fëmijët dhe iku

Apr 15, 2022 | 12:43
SHPËRNDAJE

Motra e 30-vjeçares së masakruar me thikë nga babai i të dashurit të saj thotë se Merushe Hazizi u divorcua me bashkëshortin pasi në mes hyri Fatjon Hoxha, duke fajësuar këtë të fundit si shkaktar të tragjedisë.
Motra e viktimës rrëfeu në emisionin me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti se Merushe Hazizi dhe bashkëshorti i saj Andueli u ndanë, pasi u riu iu prezantua 30-vjeçares si një “djalë beqar, pa angazhime dhe pa fëmijë”, ndërkohë që ishte i martuar.

“Prindërit janë detyruar të rrisin fëmijët, se Merushja u largua. As Andueli dhe as Mirushja s’janë kujdesur, por prindërit e mi. Shkaku që është ndarë nga Andueli ka qenë Fationi. I ka thënë s’kam grua e fëmijë, pastaj doli e vërteta. Merushja i tha: ‘Kur ke fëmijë e grua, pse më prish familjen mua?’. Ne nuk e njihnim Fatjonin kur u prezantuam atëherë. Kanë 3 vite të lidhur. Dy vite Merushja nuk ka ardhur, kohët e fundit fillova i afrova unë dhe më pas i pranoi familja. Ne nuk është se s’pranonim Merushen, por Fationin.

Na vinin fjalë për të, dhe ja ç’na ndodhi. E ndau nga burri e fëmijët, i tha jam beqar. Ai ishte shkaktari, e mori në qafë. S’është e lehtë. Lajmin e vdekjes ma dha motra që ishte në fshat aty, kishte parë ambulancën. Të vërtetën e mora vesh nga Fationi. Shkova te vendi i ngjarjes.

Më tha: ‘Babi më vrau Merushen’. ‘Ore ça po thua’, iu drejtova. ‘Çdo gjë ka mbaruar, të dy kanë vdekur’, m’u përgjigj. I thashë: ‘Çfarë më bëre, më more motrën nga duar’. I kisha thënë do të ndihmoj. ‘Më shikonte në sy ballë për ballë dhe qante’.

Andueli nuk ishte njeri i keq, është e pafalshme që s’pa 3 djemtë. Fëmijët ishin të tre në varrim, 7, 4 dhe 3 vjeç. Ishin pjesë e varrimit, por s’kuptonin ç’po ndodhte. Ishin të prekur. Fëmijëve do t’u dalim për zot deri në fund, për çdo gjë”, rrëfeu Esmeralda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura