“Jam i prekur…”- Rama zbulon dhuratën që mori nga luftëtari i UÇK-së: Po mbaheni peng në Hagë në mënyrë të pajustifikuar

Dec 20, 2024 | 13:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut.

470669879_1142229000606093_9213115985452158472_n

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se ndihet tepër i prekur nga kjo dhuratë, ndërsa shprehet se mezi pret se mesi pret të shohë të marrë fund kalvari, “gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”

“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës

Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura