Modelja Arbenita Ismajli ka “shpërthyer” pas deklaratave të ish-reperit Fero, i cili u shpreh se pas sherrit për kujdestarinë e vajzës, Nina ishte rikthyer tek nëna e saj dhe se me ish-partneren kanë marrëdhënie shumë të mirë, duke i konsideruar “hipokrizi”.
Arbenita Ismajli, e cila deri më tani kishte qëndruar e heshtur duke mos komentuar akuzat e tij se i kishte rrëmbyer të bijën dhe kërcënimeve publike ndaj saj, u shpreh se vajza është nën kujdestarinë e Feros, ndërsa shtoi se është me trauma e ankth duke luftuar për të marrë vajzën.
Modelja theksoi se Fero i bën presion asaj dhe familjes së saj çdo lloj forme, duke shtuar se ende ka frikë nga ish-reperi dhe se vetëm ajo e di çfarë ka përjetuar nga ai.
“Kur ky e ka marr kujdestarine dhe vajzen une mund ta takoj vetem per fundjavë (por vajza disa here ka refuzu me qendru me te, normalisht eshte e lidhur me nenen)”, theksoi Arbenita.
Modelja u shpreh se ish-partneri nuk ka kontribuar në rritjen e vajzës së tyre dhe i kërkoi ta lejonte të vazhdonte jetën e saj.
“Mjaft me genjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo te frymoje dhe te rimarr veten e te vazhdoj jetën sepse e meritoj”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
Cfare hipokrizie! Sinqerisht jam lodh me… Une ende jam me trauma dhe ankth duke luftu per kujdestarine e vajzes sime, per te cilen kam punuar dhe vazhdoj te punoj per ta mirembajtur edhe financiarisht edhe emocionalisht, prej dites kur e mora vesh se do t’behem nane dhe jo vetem, edhe me реграга.
E dikush qe cdo sekond me ben presion mua dhe familjes sime ne cdo forme, personalisht dhe permes institucioneve, del edhe thote vajza i takon nenes.
Kur ky e ka marr kujdestarine dhe vajzen une mund ta takoj vetem per fundjavë (por vajza disa here ka refuzu me qendru me te, normalisht eshte e lidhur me nenen).
Doli me genjeshtra se une e kam rrëmbyer dhe falsifikuar dokumentet, e pa asnje deshmi mediat e perkrahen.
Sidoqofte, asnjehere nuk jam shpreh, sepse e mendoj me te miren per te voglen time, per te cilen punoj dhe kujdesem realisht e jo vetem me fjale.
Para publikut mund te dukesh mire, por para Zotit e dime kush eshte i, e drejti/a Une ende jam e frikesuar prej tij, sepse vetem une e di cfare kam perjetuar, dhe shume mire e kane pare edhe familjaret e tij qe kane qene deshmitare dhe pa turp jane bere bashke kunder meje.
Ti per vajzen nuk je kujdes ne asnje forme dhe vazhdon te mos kontribuosh, sepse me rendesi e ke vetem veten. Nuk duhesh me qene fetar per me i pa keto.
Sa per fe, vij nga nje familje me tradite fetare dhe te edukume. Mjaft me genjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo te frymoje dhe te rimarr veten e te vazhdoj jetën sepse e meritoj.
Ish-reperi i njohur Fero, i cili hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë, ka rrëfyer raportin me Arbenita Ismajlin në një bisedë me banorët e Big Brother Vip Kosova, ku ishte i ftuar për të qëndruar për disa orë.
Fero u shpreh se e ka zgjidhur problemin e kujdestarisë së Ninës, teksa tregoi se vajza është me Arbenitën, pasi do më shumë nënën e saj, por duket se deklaratat e tij s’kanë qenë të vërteta.
“E zgjidhe problemin me vajzën sepse e ke bërë edhe publike?”, e pyetën banorët e BBVK.
“Patjetër, e kam zgjidhur problemin. Vajza ka dëshirë si çdo fëmijë, do më shumë nënën, vajza qëndron me nënën e saj”, tha Fero.
Ai tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Arbenitën dhe se ka respekt ndaj saj, pasi është nëna e fëmijës së tij. Fero theksoi se nuk do ta hedhë kurrë poshtë modelen, pavarësisht çdo gjëje, duke shtuar se i uron më të mirën.
“Është marrëdhënie e mirë, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin, kam dashuri dhe respekt për të, është nëna e vajzës time, asnjëherë nuk mund të hedh poshtë nënën e vajzës time. çfarëdo që të ndodhë. I shpresoj më të mirë e jetën”, tha ai.
Ish-reperi tregoi se ka dashur të ribashkohet me Arbenitën, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Ai theksoi se respekton vendimin e saj për të mos u rikthyer më bashkë, teksa theksoi se ‘nuk e fajësoj’.
“E kemi menduar, por ndonjëherë është më mirë që kur nuk gjen gjuhën e përbashkët. Unë mendoj që gjëja më e mirë për vajzën është bashkimi. Por, nuk e fajësoj ish të dashurën time që nuk e ka mendimin e njëjtë, Nuk e fajësoj, e vlerësoj mendimin e saj, e respektoj dhe nuk kam qejf që t’i ndërhyj në mendimin e saj”, tha Fero.
Kujtojmë që javë më parë Fero tha se ishte në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.
“Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram.
Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.
“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero. Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”
Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?” Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”. Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.”
Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.”