Janë 11 kandidatë në garë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nisin sot seancat dëgjimore! Procesi mbikëqyret nga ndërkombëtarët

Sep 25, 2024 | 10:26
SHPËRNDAJE

Kanë nisur seancat dëgjimore me 11 kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Procesi po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët, misioni asistues policor ICITAP i SHBA dhe EU4LEA.

-640-0-1718873916xpolicia-e-shtetit-273

Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, pas përfundimit të seancave dëgjimore do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë.

Më pas një nga kandidatët më me shumë pikë, do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm për të marrë drejtimin e policisë së shtetit.

Kandidatët në garë:

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

Kujtojmë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se nga gara u skualifikuan 4 kandidatë, pasi nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.

Kandidatet e skualifikuar

1-Shemsi Premci

2-Ibrahim Disha

3-Hajrulla Xhivini

4-Sami Rasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura