“Janë 2 vrasës! Autori i dytë po tenton të largohet nga vendi”- Goditja me thikë në zemër e 14-vjeçarit, babai i të miturit të plagosur: Si e mora vesh vdekjen e Martinit dhe arsyeja e sherrit

Nov 24, 2024 | 10:12
SHPËRNDAJE

Fiqiri Meçe, babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur me thikë në sherrin ku vdiq shoku i tij i ngushtë, Martin Cani, ka rrëfyer se janë dy të mitur bashkëpunëtor në krim.

martin-cani Fiqiri Meçe mario perlleshaj

Ai ka rrëfyer se autori i dytë Kledjon B., shoku i ngushtë i 14-vjeçarit të arresuar M. Përlleshaj, po tenton të largohet nga vendi së bashku me prindërit e tij dhe kërkoi nga policia që të arrestohet.

“Është goditur nga dy persona, janë dy vrarës, jo 1 autor vrasës. Personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin me thikën mbas shpine është Kledjon B. Kërkoj arrestimin e tij sa më shpejt sepse kam marrë vesh që personi i dytë do që të largohet, ka marrë prindërit dhe do të largohet, ose është larguar”, u shpreh në një intervistë për TCH.

Babai i 14-vjeçarit, i cili ndodhet në intubim në spital pasi është goditur 5 herë me thikë, u shpreh se autori i dytë duhet të vetëdorëzohet së bashku me armën që, sipas tij, kreu krimin. Ndërsa rrëfeu mes lotësh edhe momentin kur mori vesh vdekjen e Martinit.

LEXONI EDHE: “Ishin 2 autorë! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë”- Vrasja e Martin Canit, trondit babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Një inspektor tentoi t’i bëjë presion në spital

 

Fiqiri Meçe: Luisi është në një fazë rikuperimi, ndodhet në intubim. Është goditur nga dy persona, janë dy vrarës, jo 1 autor vrasës.

Personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin me thikën mbas shpine është Kledjon B. Kërkoj arrestimin e tij sa më shpejt sepse kam marrë vesh që personi i dytë do që të largohet, ka marrë prindërit dhe do të largohet, ose është larguar. Personi Klejdi B. është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit ta dorëzojë dhe të shkojë të dorëzohet në polici. Nëse shteti nuk merr masa, do të marrim ne në mënyrë private. Siç e kanë zgjidhur ata me fëmijët tanë, që kanë hyrë në mes për të ndarë sherrin dhe ato kanë shkuar e kanë goditur.

Luisi ka dëshmuar dhe e njeh djalin, ka goditje edhe në sy. Emri i djalit të dytë nuk ka qarkulluar në media dhe ka pasur thikën më të vogël se ajo që është publikuar në internet, e ka goditur djalin time nga mbrapa. Plaga në shpinë është më e hollë dhe më e thellë.

Martinin kam 8 vite që e marr me makinë e çoja me djalin tim në stërvitje. I njoh personalisht se i kam komshinj, i gjithë sherri që është bërë në shkollën kur Martini studionte ka ardhur për shkak të vëllait. Personi që e ka goditur me thikë e ka ofenduar nga vëllai dhe Martini është ndjerë keq dhe ka reaguar. Ky ëshë gjithë sherri, s’ka ndodhur as për TikTok, e as për vajzë, e as për SnapChat.  Në momentin që kanë ardhur djemtë i kanë pyetur “Ku ka lule këtu?” Një shprehje që ne përdorim për një person kur e dërgojmë në varreza.

Po kthesha nga puna në Elbasan dhe më thanë në telefon “Martini vdiq”, ishte shumë shokuese, jo vetëm për mua, por për këdo. Isha aq i lidhur me fëmijët, kam bërë një britmë aq të madhe dhe mendja më shkoi tek miku im i dashur, që sot pret ngushëllime tek shtëpia dhe djali i vogël që është në parajsë, u ndjeva keq. Ndjej keqardhje për atë djalë, por s’di si të ngushëlloj të atin. Kur isha për vizitë për t’i qëndruar afër më tha “Nuk kam lot më, nuk qaj dot më”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura