Janë apo jo shoqe? U përfol për një krisje të miqësisë me Mikela Pupën, Efi Dhedhes bën lëmsh rrjetin! Ish-banorja e BBV shfaqet krah…

Sep 6, 2024 | 14:39
SHPËRNDAJE

U përfol se fundmi se miqësia mes dy ish-konkurrenteve të Big Brother VIP, Mikela Pupës dhe Efi Dhedhes, është krisur.

mikela dhe efi ndahe4n

Dyshimet lindën në momentin që vajzat hoqën fotot me njëra-tjetrën nga profilet e tyre si edhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Mirëpo ditën e sotme Efi e ka bërë lëmsh rrjetin më një video që ka postuar në InstaStory, ku ajo shfaq partnerin e Mikelës duke punuar në studion e saj të tatuazheve.

efi mikela shoqe  (1)

Prej kohësh ai ka qenë bashkëpunëtor i Efit, por pas prishjes së miqësisë së vajzave, prisnim që artisti i tatuazheve të kishte “braktisur” punën.

Thashethemet thonë se kjo mund të jetë vetëm një lojë e ish-banoreve të BBV2, por kjo mbetet për tu zbuluar.

efi mikela shoqe  (2)

Efi dhe Mikela  u bënë të njohura për publikun në emisionin ‘Përputhen’ nga ku vajzat krijuan miqësi të ngushtë së bashku teksa e quanin njëra tjetrën motër.

efi mikela

Nisën përsëri rrugëtimin bashkë në “Big Brother Vip Albania”, aty ku filluan hatërmbetjet pasi Efi zgjodhi të vazhdonte lojën pa Mikelën.

Megjithatë, pas daljes ato sërish dëshmuan se kanë miqësi, madje Efi ishte e pranishme dhe në ceremoninë  zbulimit të gjinisë së fëmijës që Mikela dhe partneri i saj presin.

EFI MIKELA

efi mikela shoqe  (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura