Kryeministri Edi Rama pas Asamblesë Kombëtarë të PS u pyet nga gazetarët në lidhje me protestën e opozitës që u organizua ditën e djeshme.
Me ironi Rama u shpreh se nuk ka informacion për ndonjë organizim të opozitës, duke theksuar se nuk ka asnjë interes për të.
Kreu i qeverise e quajti opozitën si një “konglomerat grupesh”.
“Nuk kam informacion për organizim të opozitës, nuk kam asnjë interes…
Ne nuk kemi një problem sot për sot me as me kritikat dhe as me vetëkritikën sepse në Asamblenë e Përgjithshme që u zhvillua pak ditë më parë ka pasur plot kritika dhe vetëkritika, sot ishte dita për të vazhduar punën.
Sa i takon asaj që ju thatë për opozitën, nuk është opozita janë konglomerate grupe dhe nuk kam asnjë interes”, tha Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al