Sekretari i Pergjithshem i PD, Flamur Noka foli për gazetarët pas perplasjeve, ku komentoi dhe qendrimin e policisë per te larguar protestuesit e opozitës.
Noka tha se mazhoranca është tmerruar dhe është në panik, prandaj dhe ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në protestë.
Demokrati paralajmëroi se revolta e qytetarëve do të mbërrijë deri në Surrel, atje ku banon kryeministri Edi Rama.
Flamur Noka: Asgjë më shumë se sa po përmbushim misionin e opozitës.
Banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opoiztën.
Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit. I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët.
Duart do t’ju djegin ju. Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile. Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës.
Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel.
Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike proteston sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.
Protesta sot është akti i tretë i Mosbindjes Civile.
Forma e protestës sot është e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Opozita ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, rrugën te sheshi Willson, aksin te Pallati me Shigjeta, rrugën pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimin te Zogut i Zi.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al