“Je k*rvë! Nuredin Dumani nëse ke b*le…”- Vdekja e fqinjit 26-vjeçar pas shpërthimit me tritol në banesë! Si nisi përplasja mes dy motrave Nikolli dhe vrasësit me pagesë

Oct 4, 2024 | 9:33
SHPËRNDAJE

Enea Themollari, 26-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit me tritol më 14 korrik në apartamentin ku jetonin me qira dy motrat Giovanna dhe Alda Nikolli, ka humbur jetën në Spital e Traumës ku ndodhej në reanimacion prej më shumë se dy muajsh.

nuredin-dumani alda nikolli giovanna nikolli1

I riu ndodhej brenda banesës së tij kur ndodhi shpërthimi dhe mori dëmtime të rëndë në kokë. 26-vjeçari u dërgua tek Trauma, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën mëngjesin e sotëm (4 Tetor).

Shënjestër e atentatit mësohet se ishin motrat Giovanna dhe Alda Nikollit, të cilat nuk u lëndua nga shpërthimi pas nuk ndodheshin në banesë në atë moment.

Pas ngjarjes, Giovanna Nikolla, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej), i cili dyshohet si vrasës me pagesë, hodhi akuza se pas tritolit qëndronte i penduari tjetër i drejtësisë Nuredin Dumani.

Një romancë mes Nuredin Dumanit dhe Alda Nikollit duket se ishte arsyeja e nisjes së përplasjes mes dy motrave dhe vrasësit me pagesë.

giovanna nikolli6
Giovanna Nikolla dhe Amarildo Nikolli (Xhanej)

Në një intervistë, Alda Nikolli ka rrëfyer se me Nuredin Dumanin është njohur nëpërmjet të dashurit të motrës së saj Giovanna Nikolli, Amarildo Xhanej, pasi të dy ndodhen në burgun 313 në Tiranë. Por gjërat, sipas Alda Nikollit, ndryshuan pasi e dashura e Nuredin Dumanit, Mirjeta Avdiu, zbuloi lidhjen me tyre.

Mirjeta Avdiu është 22-vjeçarja nga Kosova, e cila ishte në banesën me Nuredin Dumanin në momentin që ai u arrestua më 29 Mars në Fier, ku ishte strehuar pasi u plagos gjatë një atentati që i bënë në qytetin e Elbasanit po atë ditë.

“Mirjeta mori mundimin edhe të na kërcënojë, ma vërteto thoshte që ti ke folur me të. Moj po kam folur i thosha, jo “ma vërteto”. Ia vërtetova me një vokal, mbas 5 minutash pastaj ka marrë Nuredin Dumani dhe më ka kërcënuar”, rrëfeu ajo në një intervistë për TCH.

Gjithashtu tregoi se vrasësi me pagesë i kishte rrëfyer disa prej krimeve të tij.

“Më tregonte për vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësi, tregonte për vajzën që kishte përdhunuar e ishte hedhur para makinës, që ka vdekur. Shumë gjëra të tjera”, tha ajo, duke pohuar se Nuredin Dumani në fakt po e përdorte, pasi sipas saj kërkonte t’i hiqte statusin e të pandehurit kunatit të saj, Amarildo Nikoll (Xhanej).

Alda Nikolli
Alda Nikolli

Intervista e plotë:

Neve na vendosën tritol në shtëpi, kjo erdhi si pasojë e një video, mendoj dhe dyshoj, gjithashtu edhe një kërcënimi që kemi marrë dy ditë para shpërthimit. Nuk di të kem pasur njëherë probleme me njeri.

I vetmi kërcënim që kam marrë unë është i Nuredin Dumanit.

Si u njohët Nuredin Dumanin?

E kam njohur nëpërmjet kunatit tim, Amarildo Xhanejt dhe ndodhet tek 313, ndodhen në një godinë. Jemi njoftuar nëpërmjet Skype, kemi lidhur kontaktet, kemi vazhduar të flasim.

Sa të shpeshta ishin komunikimet mes jush?

24/24

A i lejohej?

Patjetër, Nuredini është drejtori i burgut, nuk është i burgosur, se di kush e thotë.

Çfarë interesi kishte Nuredin Dumani ndaj teje?

Mendova që donte të më njihte, por paska pasur qëllim që të më përdorë, si mua dhe motrën time Xhovanën.

Cili ishte qëllimi i tij?

Qëllimi i tij ishte që t’i hiqte statusin kunatit tim, Amarildos, të pushonte nga puna prokuroren se s’po ia përmend emrin dhe të lante haqet me hasmin nëpërmjet meje.

Pse thua që është i interesuar të heqë statusin e kunatit tënd?

Sepse ma ka shprehur, më ka thënë që atë e ka futur Emiljano Shullazi aty, nuk e meriton të jetë aty, do ta heqin, motrën tënde do ta vrasin. Këto ishin fjalët e tij.

Po interesi tjetër për të dëmtuar prokuroren e çështjes së Amarildos?

Sepse më duket se kishte nja dy vite që i kishte ndaluar gocat ajo. Nuredin Dumani kështu jeton duke i vendosur gjoba njerëzve, sepse nuk është se ka lekë.

E vazhdon aktivitetin e vënies së gjobës edhe në burg?

Patjetër që po, jo më larg se para disa ditësh i vendosi gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro. E ka detyruar edhe të pranojë gjëra që nuk i ka bërë.

Në çfarë forme?

Nëpërmjet presionit, ia vinte edhe Dakut, i cili është Leonard Luzi, por që për fat të keq është kapur dje (16 korrik) dhe nuk ka arritur dot që t;ia vendosë.

Kishte kompjuter, laptop personal, posi jo, patjetër. Çdo gjë kishte ai, ishte dhomë, jo burg por si hotel. Televizor, thika, kondicioner, unë s’kam kondicioner tek shtëpia ime, Nuredini ka.

Çfarë të tregonte?

Më tregonte për vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësi, tregonte për vajzën që kishte përdhunuar e ishte hedhur para makinës, që ka vdekur. Shumë gjëra të tjera, ndërkohë që nuk e dija që Nuredini paska pasur tjetër jashtë. E ka të dashur, është vajza që është kapur me të ditën kur e arrestuan, Mirjeta Avdiu.

Mirjeta mori mundimin edhe të na kërcënojë, ma vërteto thoshte që ti ke folur me të. Moj po kam folur i thosha, jo “ma vërteto”. Ia vërtetova me një vokal, mbas 5 minutash pastaj ka marrë Nuredin Dumani dhe më ka kërcënuar. Nuredin Dumani edhe pasi u mor vesh për Mirjetën, kemi vazhduar akoma të flasim bashkë. por momentin që mori vesh se kisha shkuar në SPAK dhe kisha deklaruar që ‘unë i kam dorëzuar letrat atij’ ai më bëri bllok. Nuredin Dumani i ka shkëputur kontaktet me mua që në momentin që më ka kërcënuar, i kanë bllokuar të gjitha adresat që të rrinte i qetë. Donte të më linte të qetë nja dy ditë dhe të vepronte, më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë. Brenda një jave e gjysmë Amarildo është rrahur dy herë nga Nuredin Dumani, sepse aty bën ligj, futet me gjithë policët brenda në dhomë.

Shiko kërcënimet dhe ndodhinë që ndodhi para disa ditëve, ky është Nuredin Dumani që merret me femra se me burrat i ka mbyllur hesapet ai.

A i je drejtuar institucioneve të drejtësisë?

Patjetër, nuk do të vija kurrë këtu pa shkuar para tek shteti.

Çfarë përgjigje ke marrë?

Kam shkuar në SPAK, tek policia e Elbasanit, asnjë nuk e merr mundimin, më saktë nuk ka shanse të bëj denoncim ndaj Nuredin Dumanit, se Nuredin Dumanin e duan më shumë se popullin dhe e mbrojnë me forcën e shpirtit.

Ndihem e rrezikuar, në SPAK më thanë që s’ka dashur të të vrasë, por thjesht për të trembur.

Ku i dihet këtë radhë ndoshta edhe e arrin.

******

 

giovanna nikolli3
Giovanna Nikolli & Amarildo Nikolli (Xhanej)

GIOVANNA NIKOLLI “MESAZH” VRASËSIT ME PAGESË

Giovanna Nikolli me anë të postimeve në rrjetet sociale, ka hedhur akuza se pas sulmit qëndron rivali i partnerit të saj, vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli.

nuredin dumani2

Nuredin Dumani

Ajo e sfidon duke iu drejtuar që “nëse ke b*le, hajde vetë e hidh prap tritol”, duke shtuar se Nuredin Dumani, të cilin e quan ordiner, mori në qafë njerëz të pafajshëm.

“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo.

giovanna nikolli7

Ndërsa në një postim në TikTok shkruan: “Edhe ju njerëz ordinera mbroni një kriminelë që ka vrarë dhe ka futur 200 vetë në burg, nuk bëheni kurrë ju!”.

giovanna nikolli8

E reja nga Lezha, e cila është personazh i njohur në rrjetet sociale, në një video të publikuar tregonte se kishte përplasje me të dashurën e Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Në video, ajo përmend Nuredin Dumanin dhe i bënte thirrje që të ‘mbante’ dashnoren e tij duke u shprehur se kishte probleme serioze me të.

“O Nuredin Dumani të bëj thirrje të mbash cik atë dashnoren tate ti, se po ta kapa kund nëpër Itali ore Nuredin Dumani…se ke idenë çfarë mund t’i bëj se më njeh mirë. A mirë? Mirë shpirti vogël, ik të përshëndes Nuredin Dumani. Shihemi pas 2 ditësh”, shprehej Giovanna.

giovanna nikolli9

“Oj Mirjeta çke mi? Ke lënë burrin pa kollodok mi, ja ta çoj unë tek 313 dhe ti them gjynah. Gjynah Mirjeta o Nur gjynah. Mirjeta do kollodok, kush nga ju çunat është i disponueshëm për këtë Mirjetën”, i drejtohej ajo, partneres së Nuredin Dumanit.

Mirjeta Hajdini është 22-vjeçarja nga Kosova që bashkëjetonte me Nuredin Dumanin dhe u kap në banesën me të mesnatën e 29 Marsit 2022, pasi vrasësit me pagesë iu bë atentat në Elbasan dhe mbeti i plagosur.

Ndërkohë Giovanna Nikolli është e dashura e Amarlido Nikollit alias Xhanej, i dyshuar si vrasës me pagesë dhe që njihet me nofkën “Shkodrani”. Ai ndodhet në qeli dhe po ashtu është kthyer në të penduar të drejtësisë.

giovanna nikolli2

Giovanna Nikolli i ka shkuar partnerit të saj me vello të bardhë dhe fustan nusërie në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaljë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruante ajo krahas imazheve të shpërndara në rrjetet sociale.

giovanna nikolli1goov-640x800giovanna nikolligiovanna nikolli4giovanna nikolli5giovanna nikolli12giovanna nikolli11giovanna nikolli10

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura