Komisioni për koncesionet në shëndetësi ka nisur me debate të ashpra mes mazhroancës dhe opozitës, duke bërë që socialistët të braktisin mbledhjen.
“O frikacak, t’u prish skenari se e kishe planifikuar ta bëje mbledhjen pa opozitën”, iu drejtua Ina Zhupa deputetit Plarent Ndreca.
Ndërkohë kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi debati ashpër me Plarent Ndrecën, pasi ky i fundit në një moment iu drejtua se po bëni rrugaçëri.
Perplasja mes deputeteve
Ndreca: Mirëserdhët se keni ca kohë që nuk vini në parlament
Zhupa: Na keni përjashtuar
Ndreca: Qetësohuni, pavarësisht se jeni të karikuar për luftë, nëse keni ardhur për të bërë rrugaçëri në komision kjo është histori tjetër.
Vokshi: Kujdes ë, kujdes me fjalorin. Kush je ti mo?
Ndreca: Po më shurdhon
Vokshi: Si nuk të vjen trup që i thua opozitës rrugaç,
Vokshi: Plarent Ndreca po më provokon
Ndreca: Nuk pyes për presionin tënd
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al