“Jeni politikanë me përvojë”- Berisha drejtuesve politikë të qarqeve: Misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës tuaj

Sep 8, 2024 | 17:27
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij para drejtuesve politikë të qarqeve, mbledhje që po zhvillohet në selinë blu, u është drejtuar duke u thënë që detyra që kanë marrë përsipër është më e rëndësishmja e jetës së tyre.

berisha

Berisha tha se është më e rëndësishmja sepse suksesi i këtij misioni është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet.

“Ju uroj me gjithë zemër shumë sukses në këtë mision që keni marrë përsipër. Ju jeni politikanë me përvojë, jeni politikanë me formim politik, keni kryer dhe përmbushur gjatë karrierë politike, detyra me sukses, detyra shumë të rëndësishme, por theksoj që në fillim se misioni që keni marrë përsipër është më i rëndësishmi i jetës tuaj.

Kjo sepse suksesi i këtij misioni është vendimtar për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri, për rivendosjen e shtetit ligjor, respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, por dhe rikthimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e prosperitetit, në rrugën e një mirëqenieje të rritur.

Po kështu në rrugën e vokacionit perëndimor të kombit, rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura