“Jeta të vë para sprovave që nuk i mendon kurrë”- Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeçe! Fëmijët e tjerë e dinë që…

Oct 5, 2024 | 21:25
SHPËRNDAJE

Këngëtari i mirënjohur, Sidrit Bejleri, ka folur së fundmi për humbjen e vajzës së tij vite më parë, kur ajo ishte 19 muajshe.

sidrit bejleri (1)

Sidriti është shprehur se humbja e Sofisë, vajzës së tij të parë e cila do të ishte sot 17-vjeçe, ka qenë një sprovë e fortë për të dhe bashkëshorten e tij.

Këngëtari ka treguar se bashkë me tre fëmijët e tij, ai dhe bashkëshortja, Meri, e kujtojnë Sofinë herë pas here.

Ai rrëfeu se gjithmonë kanë dashur tre fëmijët, Amad, 14, Emel, 11, dhe Ejna 5-vjeçare, të rriteshin me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe, madje shpesh mendojnë edhe si do të ishte ajo sot.

Sidrit Bejleri dhe familja e tij
Sidrit Bejleri dhe familja e tij

“Shumë gjera i kemi folur me fëmijët, ata e dinë që kanë pasur një motër me të madhe dhe shpesh herë hedhin ato paralelet, ajo sot do të ishte 17-vjeçe, si do sillej me ne. Ne duam t’i rritim me idenë që kanë pasur edhe një motër më të madhe.

Sepse duhet kuptuar që jeta është e çuditshme, jeta të vë para sprovave që ti nuk i mendon kurrë. Ti mendon se do të jesh gjithmonë një vëzhgues i papërfshirë, por kur je brenda pastaj thua “pse më ndodhi mua?”. Ja që ndodh, por duhet të dish të reagosh”, rrëfeu ai mes emocionesh në një intervistë për “S’e luan Topi”,

sidrit bejleri (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura