“Jetojmë për netë të tilla”, Morata rikthehet si titullar: Momenti i Milanit, Liverpuli si test force

Sep 17, 2024 | 11:16
SHPËRNDAJE

Disa minuta kundër Venecia për që qenë sa më gati për sfidën e sotme ndaj Liverpulit. Alvaro Morata është gati dhe kandidon për një fanellë titullari siç edhe e ka dëshmuar në konferencë për shtyp krah trajnerit Fonseka.morataPas dëmtimit a ishte kjo ndeshje me Liverpulin një objektiv për ju?

Që kur kam nënshkruar me këtë klub kam ëndërruar të luaj ndeshje të tilla. MilanLiverpul mund të jetë një finale, por ja që është vetëm ndeshja e parë. Duam t’i bëjmë tifozët tanë krenarë. Mezi presim të luajmë.

Si mbërrin Milani në një sfidë të tillë?

Liga e Kampionëve është Liga e Kampionëve, është ndryshe nga gjithçka. Është e vërtetë që na duhej një fitore për të arritur në këtë ndeshje, por në Ligën e Kampionëve nuk ka rëndësi se si mbërrin. Janë skuadrat më të mira europiane, të gjithë e dinë rëndësinë e Champions-it.

Ju keni shënuar edhe më parë kundër Liverpulit…

Është një kujtim i mirë, por edhe pjesë e së kaluarës. Kjo është një sfidë e re e nëse luan për Milanin, duhet të ëndërrosh: shikon fanellën tënde dhe thotë 7 Champions. Pra, duhet të luftosh për njerëzit. Ka shumë cilësi në këtë ekip dhe mund të fitojmë ndaj kujtdo.

Ndeshja juaj e fundit evropiane ishte finalja e Europianit kundër Anglisë. Nesër do të luani ndeshjen e parë të Champions-it kundër një ekipi anglez…

Le të shpresojmë që të përfundojë në të njëjtën mënyrë. Janë rastësi, por janë gjëra të bukura, do të thotë që je në nivelin më të lartë. Duhet të sistemojmë shumë mekanizma. Megjithatë, nuk kemi më kohë për të humbur, sidomos në kampionat.

Cili është ndryshimi midis futbollit italian dhe anglez?

Dallimi më i madh është nga pikëpamja fizike. Futbolli italian ka ndryshuar shumë, ka shumë skuadra të nivelit të lartë, ngjan më shumë me Premier League aktualisht.

Sa europian është Milani?

Shpesh flas për këtë me shokët. Pak herë kam parë kaq shumë cilësi, por nuk mjafton gjithmonë. Duhet besojmë në aftësitë tona. Më parë kur ndëshkoheshim kalonim pak në panik, teksa së fundmi jemi përmirësuar. Duhet të luajmë me idetë tona, fitorja ndaj Venecias nuk është rastësi, sepse pasqyroi punën gjatë javës.

Keni vënë re një ndryshim në qasjen e skuadrës?

Javët e fundit ka pasur një ndryshim, ne duam gjithmonë të fitojmë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi këtu për të fituar dhe jo për të kaluar kohën.

Çfarë mendoni për Ligën e re të Kampionëve?

Më pëlqen të mendoj se ndryshimet janë bërë për të përmirësuar gjërat, edhe nëse kjo do të thotë të luash më shumë ndeshje.

Derbi është të dielën. Vitin e kaluar ju mundët Interin…

Nuk kam këshilla për trajnerin, fundja është ai që e kupton më shumë futbollin. Fitoret sjellin fitore. Por nuk mendojmë për Interin tani, përndryshe thjesht do të humbisnim energji. Le të mendojmë vetëm për Liverpulin.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura