Jetonin prej një viti së bashku, detaje nga vrasja e 65-vjeçarit në oborrin e banesës nga shoku i tij! Goditja në kokë i dëmtoi trurin

Oct 7, 2024 | 10:49
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 65-vjeçarit Gëzim Bizoni, që u godit me mjet prerës në kokë nga shoku i tij, 42-vjeçari Admir Beqiri, me të cilin jetonte në një banesën prej gati 1 viti. 

Admir Beqiri

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjashtë të Sarandës në oborrin e shtëpisë së viktimës.

Sipas mjekut ligjor viktima është dërguar ditën e sotme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Raportohet se goditja në kokë ka qenë aq e fortë, saqë 65-vjeçarit iu është dëmtuar edhe truri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas burimeve, 42-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Pas goditi për vdekje shokun e tij, autori Admir Beqiri nuk është larguar nga vendngjarja. Ai u vendos në pranga nga uniformat blu dhe më pas u dërgua në spital për të përcaktuar gjendjen e tij.

Sipas burimeve, autori dhe viktima kishin rreth një vit që jetonin në shtëpinë e 65-vjeçarit Gëzim Bizoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura