Një burim pranë Hezbollahut njoftoi sot vdekjen e komandantit të frontit me Izraelin në Libanin jugor, Ali Karaki, në sulmin izraelit që i mori jetën edhe Hassan Nasrallah.
Ali Karaki, i cili i mbijetoi një sulmi që synonte atë në fillim të kësaj jave, “u vra në sulmin izraelit së bashku me Hassan Nasrallah”, tha burimi.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, Irna, Abbas Niforoushan, një nga zëvendëskomandantët e Gardës Revolucionare të Iranit, u vra gjithashtu në sulmin izraelit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al