Jo vetëm Reali, edhe Haland bojkoton “Topin e Artë”. Ndjek në stadium ekipin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare

Oct 28, 2024 | 21:00
SHPËRNDAJE

Real Madrid dhe gjithë protagonistët e këtij klubi nuk do të jenë mungesat e vetme të mëdha në ceremoninë e “Topit të Artë” sot. Një tjetër yll i futbollit europian si Erling Haland, ka vendosur që të mos udhëtojë drejt Parisit për të qenë i pranishëm në ceremoni.

Erling-Haland

Lojtari është lënë pushim nga Mançester Siti, por në vend që të udhëtojë drejt Parisit, ai ka udhëtuar drejt Suedisë. Haland është shfaqur sot në stadiumin e Malmos, për të parë ndeshjen e kësaj skuadre ndaj Goteborgut të Arbnor Muçollit, i cili për fat të keq vazhdon të jetë larg fushave të lojës për shkak dëmtimi.

Vetë lojtari norvegjez ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me fanellën e Malmo të veshur. “I dashuroj këto ngjyra”, shkruante ai, duke iu referuar faktit se fanella i ngjante shumë asaj të Mançester Sitit.

asdsadsadsadasdsaddsa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura