Me një foto familjare në llogarinë e tij në Instagram, John Travolta ka uruar për vitin e ri.
Aktori 70-vjeçar pozon në dëborë me vajzën e tij 24-vjeçare, Ella, dhe djalin 14-vjeçar, Beni.
Ndërsa në imazh mungon gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij, Kelly Preston, e cila u nda nga jeta katër vite më parë pas betejës me kancerin e gjirit.
John Travolta dhe Kelly Preston u takuan në vitin 1987 gjatë xhirimeve të filmit. Ata u martuan në vitin 1991 dhe kishin tre fëmijë së bashku, Jett, Ella Blue dhe Benjamin.
Jett ndërroi jetë në vitin 2009 kur ishte vetëm 16 vjeç. Një aksident në vaskën e një shtëpie ku kishin shkuar si familje i kushtoi atij jetën.
Fjalët e infermieres që pa aktorin t’i japë lamtumirën të birit janë shokuese edhe sot. “Nuk do ta harroj kurrë atë ditë. E pashë duke përqafuar djalin e tij, duke e puthur dhe duke i thënë se e donte dhe bëri gjithçka që mundi. E pashë dashurinë në sytë e tij. Ai e puthi fëmijën e tij dhe më pas u kthye nga ne, na përqafoi dhe na tha se kemi bërë një punë shumë të mirë.”
Disa vite më vonë dhe konkretisht në vitin 2020, ndërroi jetë edhe Kelly Preston, pasi u diagnostikua me kancer gjiri dhe iu nënshtrua trajtimeve për dy vite.
Gruaja e John Travolta ishte vetëm 57 vjeçe dhe la pas bashkëshortin si edhe dy fëmijët e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al