Jozi dhe Loredana folën sot në spektaklin e Big Brother Vip Albania për debatin që pati dyshja, pasi banori puthi Loredanën pa dëshirën e saj.
Banorja tha se Jozi nuk e respektoi fjalën e saj, ndërsa sqaroi se kur ajo thotë jo, është jo.
Por Jozi tha se ai nuk është tip që përdor forcë, duke u justifikuar se ai nuk dëshiron që marrëdhënia e tij me Loredanën të ftohet.
Pjesë nga diskutimi
Loredana: Pas debatit unë nuk pranoja kontakt fizik me Jozin, për mua është problem, ai nuk e respektoi fjalën. Mosrespektimi i fjalës sime, kur unë them jo është jo, kur unë ta ndjej atëherë do të ndodhë, raporti im dhe i Jozit ka vazhduar sepse unë kam parë tek Jozi disa veti që më pëlqen tek një djalë, episodet negative s’i heq nga mendja, fakti që unë kaloj kohë me të është se më pëlqen, por dua kohën time.
Jozi: Jozi nuk ka qejf ta lejë të ftohet marrëdhënien që ka me Lorin, kam nevojë për një përqafim, një puthje.
Ledioni: Ishte shejtani që të shtyu?
Jozi: Jo shejtani është kur ka diçka me shtrigën…Nuk jam tip i tillë që përdor force, Loredana e ka gojën këtu nuk ja ka ngrënë maçoku gjuhën….Është tok e xanun Loredana.
Loredana: Mos i thuaj këto Jozi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al