“Ju i urreni katunarët dhe s’u jepni fare para”- Sula i ashpër në Kuvend: Pensionistëve nuk i jepni dot as një gjysmë buke

Sep 12, 2024 | 20:46
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, gjatë seancës plenare të ditës së sotme, duke folur për aktin normativ lidhur me ndryshimin e Buxhetit të Shtetit, akuzoi qeverinë se nuk shikon sektorin më jetik, atë të bujqësisë dhe blegtorisë.

sula

“Ju i urreni katunarët dhe s’i jepni fare para, i thoni ikni braktiseni vendin”, u shpreh Sula gjatë fjalës së tij, ndërsa më tej u ndal edhe te pensionistët.

Deputeti demokrat u shpreh se “ju nuk i jepni dot as një gjysmë buke pensionistëve”, ndërsa theksoi se sipas tij, akti normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit, ka nuanca korruptive.

“Pse nuk shihni sektorët më jetik? Pse e keni kaq urrejtje për katunarët. Ju nuk i jepni para katunarëve, vetëm 5 mln euro, ia ulët me 9% fondet bujqësisë dhe blegtorisë.

Ju i urreni katunarët dhe s’i jepni fare para, i thoni ikni braktiseni vendin. Çfarë i dhatë ju pensionistëve nga ky akt normativ, zero lekë, vetëm në tetor 2023 i shtuat 500 lekë në ditë të vjetra, pra 15 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ju nuk i jepni dot as një gjysmë buke pensionistëve. Ky akt normativ ka nuanca korruptive dhe në 2023 e njëjta gjë doli. Ju keni arritur atë që se ka bërë gjithë europa dhe bota, 25 mln euro e keni çuar ndërtimin e një km rrugë fushore”, tha Sula.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura