Një ndër aktoret më të mira të Hollivudit, ajo që e pamë këto ditë në nominimet e çmimeve Oskar, si dhe fituese në çmimet Golden Globe, Julianne Moore, zbulon një anë tjetër të sajën – pasionin për gatimin. “Natyrisht përpiqem t’i përmbahem një diete të shëndetshme, por mendoj se ndonjë përjashtim i bën mirë jetës. Përgjithësisht minimizoj përdorimin e sheqerit, alkoolit dhe yndyrave të tepërta. Pasionin për gatimin e kam trashëguar nga ime më, por ajo ishte kuzhiniere e shkëlqyer, ndërsa unë jam vetëm e mirë. Përgatis vetë bukën e grurit për Ditën e Falënderimeve dhe për Krishtlindje. Më pëlqejnë shumë edhe supat. Jam specialiste për të përgatitur atë me karota, pulë dhe supën e spinaqit. Por, nëse duhet të zgjedh recetën që kam më për zemër, është gjithnjë lazanja vegjetariane sepse, nga ana tjetër, e pëlqejnë shumë edhe fëmijët e mi. E përgatisim të gjithë së bashku në një enë të madhe dhe është vërtet festë kur e presim. Pastaj, unë kam një përbërës sekret, që e bën të parezistueshme. Cili është? Epo, gjalpi e bën vërtet të shkëlqyer” – tregon Moore, ndërsa nuk harron të shtojë se është e çmendur pas picës, por nuk e konsumon aq shpesh sa do të donte.
Përbërësit:
500 gr qepë
1 litër lëng mishi
60 gr gjalp
2 lugë miell
1 lugë kafe sheqer
200 gr djath gruviera të grirë
Bukë nga ajo që pëlqeni
Kripë, piper
Përgatija:
Së pari parangrohni furrën në temperaturën 190 gradë. Në një tigan të madh ngrohni vajin në zjarr mesatar. Shtoni hudhrën deri sa të marrë pak ngjyrë skuqjeje. Shtojini perimet të gjitha dhe lërini për 4-5 minuta. Rregulloni sipas dëshirës me kripë e piper. Në një tjetër enë bashkoni gjizën e ëmbël dhe ¼ e djathit parmixhan bashkë me vezën. Përziejini mirë. Merrni një tavë dhe lyejeni me pak vaj, në mënyrë që të mos ngjiten petët e lazanjës. Së pari shtoni një shtresë salce domatesh e, më pas, një shtresë petësh të ziera përgjysmë të lazanjës. Vini një shtresë të përzierjes së gjizës e më pas shtoni nga përgatitja e perimeve. Sërish petë dhe sërish veprimin paraprak. Në fund, kur të keni mbaruar me të gjithë përbërësit që keni përgatitur, mbulojeni shtresën e fundit me pjesën e mbetur të gjizës dhe djathit parmixhan. Djathi mocarela i prerë në copa të vogla do të jetë shtresa e fundit. Piqeni në furrë për gati 60 minuta, por në 40 minutat e para mbulojeni tavën me letër alumini. Në fund hiqeni letrën, në mënyrë që të piqet edhe djathi. Përpara se ta shërbeni lëreni, të pushojë për 30 minuta. Ok, mos hani gjë tjetër atë ditë