Juventusi feston 127 vjetorin e themelimit, ish-kapiteni Kielini: Krenar që jam pjesë e kësaj familjeje të jashtëzakonshme

Nov 1, 2024 | 22:46
SHPËRNDAJE

Juventusi feston sot 127 vjetorin e themelimit dhe nuk kishte si të mungonte urimi i ish-kapitenit historik, Xhorxho Kielini.

chiellini-1-1024x704

Ai ka deklaruar se eshte krenar që eshte pjesë e kësaj familjeje të jashtëzakonshme

“Juventus nuk është thjesht një klub, është pasion, lidhje dhe traditë që përcillet brez pas brezi. Jam krenar që jam pjesë e kësaj familjeje të jashtëzakonshme që përfaqëson ëndrrat dhe shpresat e miliona njerëzve. Gëzuar ditëlindjen Juventus, le të vazhdojmë ta shkruajmë këtë histori së bashku!”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura