“Juvja është krenari”- I kritikuari Vlahoviç: Ja çfarë do të vidhja nga Haland, Lautaro, Leva, Kejn dhe Osimhen

Sep 27, 2024 | 18:02
SHPËRNDAJE

Pasi është vënë në qendër të kritikave kohët e fundit për mungesën e golave, Dushan Vlahoviç rikthehet të flasë në një intervistë 360 gradë për mediat ku komenton që nga trajneri i ri i Juventusit, deri te situata në të kaluarën, çfarë duhet të përmirësojë dhe ndjesitë që ka kur vesh fanellën bardhezi.

dusan-vlahovic-juventus-2022-1649683282-83555

“Me Motën arrij të shprehem më mirë, dhe jam i qetë sepse është një stil lojë më i përshtatshëm për karakteristikat e mia. Një fjalë që Mota e përsërit shumë është disiplina. Të bësh gjërat që duken të thjeshta, por që në të vërtetë nuk janë. Të shkosh në shtrat gjithmonë në të njëjtën orën, të stërvitesh në maksimum, të jetosh mirë dhe të ndjek dietën e duhur. Duket e lehtë, por në të vërtetë është një luftë me veten tënde”.

FANELLA- “Të luash për Juven për mua do të thotë shumë gjëra. Është krenari, mentalitet fitues, një familje. Të gjithë djemtë që janë këtu kanë thënë të njëjtën gjë. Këtu shumë gjëra janë ndryshe, përgjegjësia e kësaj fanelle është e madhe”.

GOLI- “Unë nuk i vendos limite vetes, dua gjithmonë të arrij më shumë. Nuk kam qenë kurrë i lumtur me vetën, as në sezonin ku isha pjesë e Fiorentinës ku shënova 24 gola dhe erdha këtu. Ka gjithmonë hapësirë për t’u përmirësuar dhe për të bërë më mirë si lojtar”.

TITULLI- “Luftën do ta kemi me veten. Ka shumë skuadra që mund të luftojnë për titullin kampion, por për momentin është herët që të flasësh. Interi ka qenë skuadra më e mirë sezonin e kaluar. Është një skuadër e fortë me mekanizëm të ndërtuar tashmë dhe me lojtarë të rëndësishëm. Këtë vit kampionati do të vendoset nga detajet”.

MENTALITETI- “Shpesh herë në fushë gjërat nuk shkojnë mirë dhe unë filloj të acarohem. Për është diçka që po përpiqem ta ndryshoj. Siç ka thënë edhe Xhokovic: ‘Aftësia më e madhe është të ndalosh ndjesinë e keqe kur gabon’, dhe këtë gjë e ka thënë edhe Kristiano Ronaldo. Kjo është ajo që po ndryshoj dhe Juventusi më ka ndihmuar shumë. Këtu duhet të jesh gjithmonë në nivelin tënd më të mirë dhe në mënyrë konstante. Shpresoj që të ndihmoj dhe të rikthehemi te fitorja”.

KARAKTERISTIKAT- “Unë do t’i merrja Halandit mënyrën se si e sulmon zonën. Kur ai niset është shumë e vështirë për ta ndaluar edhe nga fiziku që ka. Nga Lautaro do të merrja pozicionimin e turpit, është perfekt. Vitin e kaluar ishte me të drejtë lojtari më i mirë në Itali dhe kam shumë respekt për të. Kejnit dhe Levandovskit do t’i ‘vidhja’ finalizimin ndërsa Osimhenit sigurisht që shpejtësinë që ka.”

KUNDËRSHTARËT- “Nuk është e lehtë të luash kundër lojtarëve të Atalantës dhe të Torinos që luajnë si burra me “B” të madhe. Për askënd nuk është e lehtë kur ke ngjitur një mbrojtës nga pas. Kur përballem me të tilla situata e humb shpesh topin dhe kjo është diçka që duhet ta përmirësoj. Megjithatë këto janë gjëra që vijnë edhe gradualisht, sepse duhet të njoh më mirë edhe shokët e rinj të skuadrës.

ALEGRI- “Gjithmonë jam treguar i gatshëm për gjërat që më ka kërkuar dhe jam ndier mirë kur kam luajtur për të”, përfundoi Vlahoviç.

Përgatiti: OREST FLOKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura