“Ka ardhur koha të diskutojmë rinovimin”, Pablo Zabaleta flet për aventurën në Europian me Shqipërinë: Kjo është arsyeja pse luajtëm në mbrojtje

Jul 5, 2024 | 17:39
SHPËRNDAJE

Pablo Zabaleta mendon se Shqipëria në Europian ka bërë gjithçka që mundej për t’u përfaqësuar denjësisht. Kjo përshin edhe një mënyrë loje ” mbrojtëse dhe konservatore”, siç e ka cilësuar ai, në mënyrë që ekipi të mos pësonte humbje të thella dhe që në fund të secilës ndeshje të kishte shanse për të kërkuar diçka më shumë.

Zabaleta1-1024x585

Duke folur për “ESPNF12”, ndihmësi i Silvinjos në pankinën kuqezi foli fillimisht për këtë eksperiencë unike siç ishte pjesëmarrja në Euro 2024.

“Njerëzit gjithmonë shpresojnë të shohin ekipet e mëdha dhe ekipet e vogla harrohen pak, njerëzit u kushtojnë më pak vëmendje, ndaj padyshim ekspozimi në Europian për të gjithë këto kombëtare dhe mundësia që t’i tregojnë botës futbollin që bëjnë, është spektakolare. Ne ishim konkurrues dhe për ne ishte shumë e rëndësishme.

Shpesh në kompeticione të tilla, rreshtimi ndodh të jetë pak më konservator, pasi askush nuk dëshiron të pësojë gola dhe kërkohet që të luhet pak në kundërsulm, duke minimizuaragabimet pa krijuar shumë hapësira pas krahëve. Për shembull Franca dhe Anglia, kanë shumë individualitete për të treguar një futboll më të mirë se sa ai që kanë treguar deri tani, por zgjodhën të bënin lojë më mbrojtëse dhe konservatore. Të tjera si Austria, Turqia, Gjeorgjia apo edhe ne në pjesët e dyta, kërkonim të bënim një hap më përpara, pasi të mbash një presion të vazhdueshëm për 90 minuta është shumë e vështirë, kërkonim të arrinim në fundin e ndeshjes me opsione, sidomos duke pasur rivalë kaq të komplikuar. Kishte shumë konkurrencë mes këtyre kombëtareve dhe zhgënjim me të tjera që kaluan falë aftësive individuale për të zgjidhur ndeshjet. Në të gjithë ndeshjet që kam ndjekur, më kanë çuditur për mirë shumë përfaqësuese nga të cilat pritej pak në fillimin e Europianit”, tha ai.

silvinjo zabaleta

Me përfundimin e Europianit, tani vjen koha e një tjetër diskutimi, atij të rinovimit. Zabaleta, si pjesë e stafit të Silvinjos, tani është në pritje të diskutimeve rreth marrëveshjes së re për të vendosur më pas nëse do të firmoset apo jo vazhdimësia në pankinën kuqezi.

“Për momentin, kontrata jonë përfundon tani në korrik. Ka një propozim për rinovimin, janë të lumtur me punën që kemi bërë dhe jemi në pritje të asaj që do të ndodhë me të ardhmen tonë. Kur ke këto lloj kompeticionesh, e heq mendjen nga ajo që mund të jetë e ardhmja, pasi përqendrohesh te këto. Por sapo finalizon turneun, vjen koha për të vendosur se çfarë do të ndodhë”, tha Zabaleta, i cili për momentin preferoi të mos fliste për opsione të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura