“Ka kthyer një bar kafe në zyrë ku…”- PD denoncon Rexhë Byberin: Emëroi kryetaren në detyrë të bashkisë Tropojë! Edhe pse nën masë sigurie, vazhdon shkel ligjin

Sep 17, 2024 | 14:05
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja për antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar ish-kryetarin e bashkisë së Tropojës, duke thënë se ndërsa ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, vazhdon shkel ligjin.

Genta Vangjeli

Sipas Vangjelit, Byberi ka uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke komanduar vetë kryetaren e re në detyrë të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, Zyra Islamja.

Gjithashtu ajo thotë se pas vendosjes së masës së sigurisë, Rexh Byberi ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku firmos e plotëson shkresa e dokumente.

Vangjeli bën thirrje që të shfuqizohet emërimi i kryetares së re në detyrë, duke kërkuar të bëhet me shumicë votash nga këshilltarët bashkiakë.

Deklarata e Vangjelit:

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi i denoncuar nga Partia Demokratike, dhe nga emisioni investigiv ‘Piranjat’, për një seri shkeljesh me procedurat e prokurimit dhe jo vetëm, sot ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Byberi akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ në bashkëpunim, për projekt idenë e ndërtimit të rrugës ‘Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules’, duke sjellë një dëm prej 2.7 milionë euro.

Edhe pse nën masë sigurie, ai vijon pa u shqetësuar me shkeljet e ligjit.

Pasi ju komunikua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, Z. Byberi duke uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak si i vetmi organ i cili kryen komandimet në detyrë në rast vakance të kryetarit, z. Byberi komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, znj. Zyra Islamja.

Qytetarët denoncojnë gjithashtu, se pas vendosjes së masës së sigurisë, Rexh Byberi ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku firmos e plotëson shkresa e dokumente.

Partia Demokratike apelon në mënyrë urgjente respektimin e ligjit i cili duhet të jetë i barabartë për të gjithë, prandaj kërkohet menjëherë:

  1. Shfuqizimi i urdhrit të brendshëm të kryetarit nën arrest nr. 292, datë 09.09.2024.
  2. Emërimi me shumicë votash nga këshilltarët bashkiakë të njërit prej nënkryetarëve që të kryejë detyrat e kryetarit;
  3. Organet ligjzbatuese të monitorojnë nga afër respektimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpiak’ nga ky person.
  4. WhatsApp-Image-2024-09-17-at-12.34.12-1-714x1024 WhatsApp-Image-2024-09-17-at-12.42.57-768x1024

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura