Ka merita tek Interi, feston Piero Auzilio si drejtori më i mirë sportiv

Dec 29, 2024 | 16:04
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e 27 dhjetorit është zhvilluar ceremonia e “Globe Soccer Awards”, ku skuadra e Interit ka festuar për drejtorin sportiv, Piero Auzilio.

s

Ky i fundit është shpallur drejtori më i mirë sportiv në Europë dhe sigurisht që meritë për këtë ka pasur fakti që ka arritur të bëjë disa goditje edhe me kosto zero.

Auzilio është një nga sekretet e kësaj skuadre sepse bashkë me Marotën ka krijuar një dyshe perfekte dhe ia kanë dalë të ndërtojnë një ekip me potencial që po sfidon Italinë dhe Europën.

Për këtë arsye edhe ai është vlerësuar, pas një periudhe të gjatë ku ka qëndruar në hije dhe nuk ka marrë ndoshta meritat e duhura.

Ndërkohë që në këtë event janë shpërndarë edhe shumë çmime të tjera ku lojtari më i mirë i vitit është shpallur Vinicius Xhunior, si një ngushëllim për mungesën e “Topit të Artë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura