“Ka ndikim në proces”- Caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare, Shehaj: E papranueshme të mbahen pas vizitës së liderëve evropianë në Tiranë!

Nov 20, 2024 | 14:55
SHPËRNDAJE

Kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka folur për mediat pas takimit në presidencë me Presidentin Bajram Begaj, lidhur me diskutimet për caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

agron shehaj

Ndërsa aludohet se më datë 9 maj 2025 mund të mbahet në Tiranë takimi i Komitetit Politik Europian, Shehaj tha se është e papranueshme që zgjedhjet të zhvillohet pas këtij takimi.

Sipas tij, një takim i tillë do të kishte ndikim të madhe në procesin zgjedhor.

“Këtu jemi në nivel thashethemesh, nuk ka asnjë datë zyrtare. Unë nuk e di informacionin nga e keni marrë ju, mund ta keni marrë në mënyrë jozyrtare, por unë mendoj që është absolutisht e papranueshme dhe e padobishme dhe me një ndikim shumë të madh në procesin zgjedhor të ardhshëm nëse një event kaq i rëndësishëm, siç është ai i Komunitetit Politik Europian (ECP) jo vetëm të mbahet dy ditë para por edhe sikur të mbahej një javë para apo një muaj para, kjo do ishte absolutisht e panevojshme”, tha Shehaj.

Pyetje: Jeni kundër datës 11 maj për zgjedhjet pavarësisht se në datën 9 maj mund të mbahet takimi i Komitetit Politik Europian?

Shehaj: Këtu jemi në nivel thashethemesh, nuk ka asnjë datë zyrtare. Unë nuk e di informacionin nga e keni marrë ju, mund ta keni marrë në mënyrë jozyrtare, por unë mendoj që është absolutisht e papranueshme dhe e padobishme dhe me një ndikim shumë të madh në procesin zgjedhor të ardhshëm nëse një event kaq i rëndësishëm, siç është ai i Komunitetit Politik Europian (ECP) jo vetëm të mbahet dy ditë para por edhe sikur të mbahej një javë para apo një muaj para, kjo do ishte absolutisht e panevojshme.

Kështu që unë nuk e di nëse është vendosur për datën 9 për takimin e ECP-së, por pikërisht këtë i thashë edhe Presidentit, që ai nuk mund të vendosi datën e zgjedhjeve të ardhshme duke u bazuar në informacione të paverifikuara. Presidenti i Republikës duhet të komunikoj zyrtarisht me organizatorët e takimit të Komunitetit Politik Europian (ECP) dhe ti thotë, pasi të ketë marrë informacion në radhë të parë nëse kanë vendosur kur do ta mbajnë, por sidomos nëse nuk është vendosur, tu kërkojë atyre që mos ta mbajnë këtë takim në Shqipëri para zgjedhjeve.

Le ta bëjnë pas zgjedhjeve, nuk besoj se kjo do ishte problem i madh për ata, kurse për ne absolutisht që është një problem shumë i madh sepse partia në pushtet sigurisht që do ta përdorte këtë eveniment si një vlerësim për qeverinë shqiptare dhe jo për kombin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura