“Ka një batërdi ndërtimesh”- Çmimet e larta të apartamenteve, Dorian Teliti: Kostoja do të ulej nëse…

Sep 18, 2024 | 21:37
SHPËRNDAJE

Dorjan Teliti ka folur për rritjen e çmimeve të banesave dhe apartamenteve në Tiranë, duke ofruar një pasqyrë të situatës aktuale në tregun e pasurive të paluajtshme.

teliti

I ftuar në emisionin Open në News24 Teliti theksoi se ngecja e rritjes së çmimeve mund të lidhet me ngopjen e tregut ose me pamundësinë financiare për blerësit.

“Çmimet e referencës në Tiranë janë rritur me 53%. Ndërtuesit përballen me taksat e infrastrukturës, taksat për strehimin dhe taksat bashkiake. Nëse referencat nuk do të ishin rritur nga qeveria, do të kishim parë fillimin e uljeve të çmimeve të shitjes,” deklaroi ai.

Ai e përshkroi situatën si një “batërdi ndërtimesh” që vazhdon të ekzistojë, duke theksuar se tregu ka kaluar në një fazë tjetër. “Shitjet po ndodhin, dhe është e rëndësishme të kuptojmë se këto çmime janë influencuar nga një pjesë e madhe e blerësve që kanë investuar këto vite,” shtoi Teliti.

Sipas tij, rreth 80% e sektorit të ndërtimit financohet nga burime që nuk vijnë nga sektori bankar, një tregues se blerësit e sotëm janë ata që qarkullojnë paratë e pista.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura