Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi është shprehur se rritja e pagave në administratën publike nuk mendoj se do të ndikojë në rekrutimin e profesionstëve të rinj.
I ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në Neës24, Lazimi tha se përveç rritjes së pagave duhet të ketë një rishikim të numrit të punonjësve të administratës.
“Si çdo punë, janë dhe efekte dhe fasktorë shtesë kur dikush lëviz nga sektori privat në publik apo anasjelltas, kështu që në këtë kuptim unë besoj në faktin se kemi dhjetëra vende vakante që do të thotë që pavarësisht rritjes së pagave, administrata mbetet jo atraktive, sidomos për profesionistët e lirë dhe ata që kanë eksperiencë.
Kjo për arsyen se është dhe elementi që ka të bëjë me pjesën e rasteve abuzive, kontrollin që bëhet. Pra ka një psikozë që duhet të jesh i kujdesshëm dhe kanë frikë të marrin vendime. Ka një zbehje te prokurimet sepse është kjo psikoza më mirë s’bëjmë asgjë sesa diçka në kushtet e abuzivitetit.
Unë kam qenë pro rritjes së pagave dhe rishikimit të numrit të të punësuarve në administratë sepse ka një numër. 1300 mijë punonjës për një administratë që tenton të digjitalizohet. Nuk e kuptoj arsyen. Unë po flas nga eficenca, se nga ana politike unë shoh që do rriten ndoshta dhe në muajt e ardhshëm”, tha Lazimi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al