“Ka përgjegjësi të mëdha sa i takon çështjes së marrëveshjes me detin”- Pirro Vengu në krye të ministrisë së Mbrojtjes, Meta: S’mund të jetë shtetas shqiptar dhe grek

Jul 31, 2024 | 14:34
SHPËRNDAJE

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka kërkuar nga ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vengu që të sqarojë nëse “vazhdon të jetë akoma shtetas grek”.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se Pirro Vengu ka përgjegjësi të mëdha sa i takon çështjes së marrëveshjes me detin, ndaj s’mund të jetë edhe shtetas shqiptar, edhe grek.

Ilir Meta: Ndryshimet janë të qarta, kanë qenë disa figura politike të cilët kanë përgjegjësi të mëdha për dikasteret që kanë mbuluar dhe sillen disa anonimë që nuk i njeh as Kryesia e PS sepse do të duhet të firmosin për tendera të rinj, faljet e tokave të ushtrisë dhe çështje të tjera.

Është e rëndësishme që ministri i ri i Mbrojtjes që sqarojë nëse e ka kryer detyrimin ushtarak në Greqi, sepse dihet që i ka ardhur thirrja për këtë gjë. Duhet  të sqarojë nëse vazhdon të jetë shtetas grek dhe padyshim që është çështje e rëndësishme për postin që ai ka sepse nuk është ministër i Sporteve por i Mbrojtjes. Ka përgjegjësi të mëdha sa i takon çështjes së marrëveshjes me detin me Greqinë dhe një shtetas grek padyshim që ka detyrime ligjor ndaj shtetit grek, përveçse detyrim ligjore.

Çdo përfaqësues i palës shqiptare duhet të mbrojë interesat e Shqipërisë.

Ka patur një përpjekje të dështuar për të krijuar idenë se ekziston një paragjykim se pse zotëria është shtetas grek. Jo, problemi është a është shtetas grek ministri i Mbrojtjes apo jo, sepse nuk mund të jetë edhe shtetas shqiptar edhe shtetas grek kur ka përgjegjësi të mbrojë në mënyrë ekskluzive pikërisht interesat e vendit të tij sipas përcaktimeve të Kushtetueses. Është thelbësore, është figurë e dyshimtë sepse vjen nga Porti i Durrësit i Alabar, ku ka bërë shkelje të rënda ligjor dhe ka firmosur marrëzira, për të cilat një ditë do të mbajë përgjegjësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura