Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare ‘Naim Frashëri’ në Tiranë, Anila Pulhana, tha në emisionin “Log”, se ka mjaft prindër të cilët nuk shkojnë në shkollat e fëmijëvë të tyre kur thirren nga mësuesit.
“Prindërit janë vërtetë të papërgjegjshëm, që vijnë vetëm kur i marrim telefonin fëmijës. Vijnë dhe thonë ‘pse i ke marrë telefonin fëmijës tim, si do e kaloj fundjavën pa celular’”, tha ajo, ndërsa shtoi se figura e mësuesit është ulur dhe nuk mund të bëhet mësuesi tabela e qitjes nëse diçka nuk shkon me fëmijët.
“Mësuesi do i mësoj prindërit që nuk dërgohet nxënësi me pije energjike, patetina që në pikë të mëngjesit”, ironizoi ajo, duke shtuar më tej se për nxënësit problematikë ka masa, por nuk shkohet në përjashtim nga shkolla.
“Ka masa, por nuk shkon në përjashtim. Gjobat do ishin të vlefshme, por edhe për këtë do merren me mësuesin. Ose të jetë me ligj që prindërit të trajnohen për nxënësit”, tha ajo.
Anila Pulhana: Prindërit në përgjithësi nuk janë shumë të pranishëm, mendojnë se janë qenie që mësojnë gjithçka në shkollë, ‘vape’, fjalorin… Prindërit janë vërtetë të papërgjegjshëm, që vijnë vetëm kur i marrim telefonin fëmijës. Vijën dhe thonë ‘pse i ke marrë telefonin fëmijës tim, si do e kaloj fundjavën pa celular’.
Figura e mësuesit është ulur, nuk mund të bëhet mësuesi tabela e qitjes nëse diçka nuk shkon me fëmijët. Prindërit të mbaj përgjegjësi për atë fëmijë. Pa praninë e prindërit pazëlli nuk funksionon. Jeta e fëmijës në shkollë nuk mbaron në orën një. Vjen nxënësi përgjumësh, njofton prindërit dhe thonë ‘ka ndenjur zgjuar në telefon’.
Mësuesi do i mësoj prindërit që nuk dërgohet nxënësi me pije energjike, patetina që në pikë të mëngjesit? Sa herë i kemi bërë thirrje prindërve. Ka masa, por nuk shkon në përjashtim. Gjobat do ishin të vlefshme, por edhe për këtë do merren me mësuesin. Ose të jenë prindërit të trajnohen për nxënësit.
Ishte e vështirë të bindnim prindërit që nuk duhet telefonin. I mbledhim në dollap, ka dhe nga ata rebelë që duhet t’i kontrollojmë çantat, ia marrim dhe vjen prindi thotë ‘pse ia ke marrë’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al