“Ka shitur sekretet shtetërore”- SPAK zbulon zyrtarisht tre akuzat ndaj socialistit Jurgis Çyrbja: Përkrahje e autorin e krimit dhe korrupsion në zgjedhje

Oct 20, 2024 | 19:37
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një njoftim zyrtar për mediat ka zbardhur akuzat ndaj ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në Durrës.

Jurgis Çyrbja

Sipas SPAK, Çyrbja akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ka caktuar masen e sigurimit “arrest në burg”.

Reagimi i SPAK

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

Siç u raportua dhe më herët, Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e sotme (20 tetor) në Durrës, pak ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit dhe u mor i pandehur nga SPAK. Po ashtu, sipas gazetarit Ilgli Çelmeta, në pranga ka rënë edhe shtetasi Ahmet Masha, person me precedentë penalë.

Ky i fundit është arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013 për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura