Kalimtarët gjejnë të pajetë 61-vjeçarin në rrugë, ja çfarë dyshohet

Oct 27, 2024 | 16:24
SHPËRNDAJE

Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, në lagjen nr. 12 në qytetin e Korçës.

ambulanca-1-780x405-1

Policia bën me dije  se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas bluve, vdekja e tij mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale dhe dyshohet për arrest kardiak.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura