“Kam bisedat me kërcënime e shantazhime”/ Ish-kryebashkiaku: Më nisën foto e video me imazhin tim sepse refuzova të paguaj! Ju garantoj, janë të sajuara! S’ka asgjë të vërtetë

Oct 2, 2024 | 9:47
SHPËRNDAJE

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, në një postim në rrjetet sociale, ka deklarua se gjatë natës në telefon i kanë mbërritur foto e video të tij, sipas tij, të modifikuara.

agronkapllanaj

Ai shprehet se “ju garantoj se ato imazhe janë të sajuara dhe nuk ka asgjë të vërtetë”, duke shtuar se ka mesazhe kërcënuese në telefon.

“Kam bisedën me kërcënime e shantazhime”, shkruan Agron Kapllanaj, teksa u shpreh se imazhet u shpërndanë për shkak se refuzoi të paguajë.

“E mbyll me një ndjesë për secilin që i kanë ardhur ato imazhe me foton time”, shprehet ai, ndërsa deklaroi se sapo të kthehet në Shqipëri, do të bëjë kallëzim.

Në një reagim për News24, theksoi se dyshon se pas shantazhit fshihet një femër dhe se imazhet u janë dërguar edhe miqve të tij.

LEXONI EDHE: “Më kërkoi 4000 euro, dyshoj se është femër”/ Ish-kryebashkiaku: Më shantazhoi! Shpërndau imazhe të modifikuara për të më prishur imazhin

Postimi i plotë:

Pershendetje miq të mi! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!

Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.

Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet.

E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!

Kapllanaj-fb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura