Moderatorja Ana Kallaku ka treguar se aktualisht nuk është gati që të zgjerojë famijen dhe është e përmbushur si nënë e dy fëmijëve.
E ftuar në “Panorama e Mëngjesit”, ajo tregoi se ka dashur të kishte 3 fëmijë por “është në një fazë që po shijon rritjen e djalit dhe vajzës”.
“Nuk planifikojmë një fëmijë tjetër. Amla dhe Erani që i lashë zgjuar, do jenë mërzitur tani. Në shtëpinë time nuk është diskutuar asnjëherë më shumë se sa në këtë periudhë për një fëmijë tjetër, por vetëm nga Amla dhe Erani. Kam dashur të jem nënë e 3 fëmijëve, por pas lindjes së djalit jam ndjerë e përmbushur por edhe e lodhur. Ndihem e plotësuar, nuk e di nëse jam gati për të sjellë në fëmijë të tretë.
Vajza dëshiron që të kemi një vajzë, ndërsa Erani kërkon djalë, kanë vendosur edhe emrat. Që të mos hapim konflikte të reja, është një fazë që po e shijoj rritjen e fëmijëve dhe ardhja në jetë e një fëmije tjetër do më çonte në një fazë që e kam kaluar dhe s’jam gati ta përjetoj sërish. Por nuk themi kurrë”, tha ajo.
Sa i përket pyetjes se si është Bes Kallakut si dajë, Ana u shpreh: “Eshtë daja e ëndrrave, kanë një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët. Tani kemi edhe të vogël e familjes së tyre, Ajkën tonë dhe kur jemi së bashku jemi në aksion, në rrëmujë dhe vrapim mes lodrash e zhurmash. Nuk i plotësoj të gjitha kapriçot e fëmijëve.
Jam e prerë në këtë drejtim. Kemi vendosur rregulla. E kisha situatën pak jashtë kontrollit me vajzën në vitet e para dhe pashë që gjërat nuk po shkonin siç duhet. Kisha lexuar shumë dhe doja ti bëja gjërat shumë mirë me fëmijët, por është e vështirë. Ndonjëherë nuk i bën dot ballë një kërkese, buzëqeshje. Por jam bërë mami më e prerë, kemi vendosur kushte dhe kohën e duhur.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al