“Kam folur me Salianjin, është i shqetësuar për…”- Ivi Kaso tregon bisedat me deputetin në burg dhe vakancën e krijuar në Kuvend pas dënimit të tij

Oct 3, 2024 | 21:24
SHPËRNDAJE

Ivi Kaso ka folur nga Pogradeci për vakancën e krijuar në Kuvend në radhët e Partisë Demokratike, pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianjit.

Në një deklaratë për mediat, Kaso u shpreh se është ende shpejt për të ditur nëse Andrea Mano do e pranojë mandatin e Salianjit. Ai tha se pavarësisht kontakteve politike që ka me Manon, nuk ka informacion të saktë nëse do e pranojë mandatin e deputetit

Ndër të tjera ai ka zbuluar se ka komunikuar me Salianjin i cili ndodhet i dënuar në Burgun e Fierit, ndërsa shtoi se ky i fundit ka shprehur shqetësim për familjarët e tij dhe të afërmit, si edhe për kolegët e PD.

“U përball në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë situate dhe gjithë vëmendja e tij është për familjen, të afërmit që e vuajnë në mënyrë të padrejtë, sikundër kolegët dhe bashkëpunëtorët e vetë të PD, veçanërisht ata të qarkut të Korçës dhe Elbasanit”, tha Kaso.

Pjesë nga prononcimi

Mano vjen si pasues i Salianjit, a do ta pranojë ai, është pjesë e grupit tuaj parlamentar apo do të shkojë të grupimi i Bashës?

Kaso: Duke ju referuar përgjigjes së pyetjes për ta nisur nga fundi është ende herët për të bërë një parashikim të tillë, sigurisht Z.Mano i cili ka qenë në listën e kandidatëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 dhe ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, është personi në radhë i cili në bazë të vendimmarrjes të pritshme të komisionit të qendror të zgjedhjeve duhet të përfitojë mandatin i cili ju hoq padrejtësisht si pasojë e një vendimi politikisht të motivuar deputetit Ervin Salianji, pavarësisht kontakteve politike që kemi me Manon unë nuk kam një informacion të saktë nëse do e pranojë mandatin e deputetit por nëse do ndodhte nuk do ta shihja në asnjë vend tjetër kontributin edhe në këtë funksion të tij sikundër ai që ka qenë përgjatë këtyre viteve nën siglën dhe rreth emrin të PD.

A keni kontaktuar me Salianjin?

Kaso: Po kam kontaktuar, madje kam patur mundësi të diskutoj tema të ndryshme me të. Ai ka treguar një shkallë të lartë integriteti jo vetëm politik por edhe personal përsa kohë që pavarësisht se i bindur 100% se vendimmarrja politikisht e motivuar e gjykatës nuk e prekte në asnjë mënyrë dhe të mos i krijonte atij asnjë pasojë, përsëri u përball në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë situate dhe gjithë vëmendja e tij është për familjen, të afërmit që e vuajnë në mënyrë të padrejtë, sikundër kolegët dhe bashkëpunëtorët e vetë të PD, veçanërisht ata të qarkut të Korçës dhe Elbasanit. Kanë qenë komunikime të natyrës familjare po aq edhe të natyrës politike ku është rikonfirmuar vendosmëria e tij që pavarësisht kushteve të vazhdojë aktivitetin politik.

Të hënën protestë çfarë pritet?

Kaso: Të hënën pritet masivitet i njerëzve sepse pakënaqësi ka shumë zemërim, ka shumë vendosmëri për përballje ka shumë sikundër ka shumë trysni dhe presion nga maxhoranca duke i përdorur të gjitha mjetet e mënyrat në mënyrë që qytetarët të mos dalin dhe shprehin revoltën e tyre. Është detyra jonë që qytetarëve tu nxjerrim frikën dhe jam i bindur që me kontaktet e qarkut të Korçës veçanërisht pjesëmarrja ka për të qenë e lartë.

Duket se kundërshtarët tuaj janë shumë përpara sa i përket listës së deputetëve.

Kaso: Kundërshtarët tanë i kanë të bazuara një filozofi krejt ndryshe nga PD. Filozofia e tyre është filozofi e emërimit të njerëzve pa asnjë proces të brendshëm më çfarëdo pozicioni. PD për shkak të statutit ka një proces ndryshe, drejtuesit e çfarëdo niveli përzgjidhen me garë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura