“Kam hequr dorë nga Junajtid”- Ish-kapiteni Roi Kin: Ten Hag në telashe

Oct 11, 2024 | 23:57
SHPËRNDAJE

Roi Kin ka thotë se ai ka hequr dorë nga Mançester Junajtid, pasi ai vuri në pikëpyetje kulturën në klub mes formës së tyre të vështirë.

roi kin

“Djajtë e Kuq” kanë bërë një nisje jashtëzakonisht zhgënjyese të sezonit të tyre dhe si rezultat, presioni ka nisur të rritet mbi Erik ten Hagun. Ten Hag ka drejtuar 13 herë kampionët e Premier Ligës në fillimin e tyre më të keq ndonjëherë në historinë e kompeticionit, pasi ata janë në vendin e 14-të në tabelë me vetëm tetë pikë nga shtatë ndeshje.

“Ndeshja me Tuenten ishte një ndeshje vërtet e dobët. Kur ju keni lojtarë që dalin dhe thonë ‘unë mendoj se ata mund ta kenë dashur më shumë se ne’, unë hoqa disi dorë në atë fazë. Nëse këto janë zërat që dalin nga dhoma e zhveshjes, atëherë nuk është çudi që trajneri është në telashe dhe nuk është çudi që ata nuk do të fitojnë ndeshje futbolli.

Por ja ku është Junajtid, është fito një ndeshje dhe humb tjetrën. Ata do të fitojnë disa ndeshje, por do të humbasin shumë. Nuk jam i sigurt se ka një ekip atje. Do të doja të dija se si është kultura në terrenin stërvitor, kush i shtron kërkesat njëri-tjetrit, kush e shtyn njëri-tjetrin, kush po ndihmon lojtarët më të rinj. A ishin lojtarët e rëndësishëm duke dashur që ta bënin punën e tyre siç duhet kundër Tuentes, në vend që të dilnin dhe thoshin se ata e dëshironin më shumë fitoren”, tha ish-kapiteni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura