“Kam pasur qëllim të ndjek punën, jo çunat”- Pas ndarjes nga i dashuri, Soni Malaj rrëfen jetën si nënë single: Nuk ia ndjej mungesën një partneri

Jul 17, 2024 | 12:37
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka rrëfyer jetën e saj si nënë single, teksa është shprehur se nuk ia ndjen mungesën një partneri.

E ftuar në “Pushime on Top”, ajo u shpreh se është një grua që ka ndjekur ëndrrat dhe punën e saj dhe jo meshkujt.

Këngëtarja theksoi se nuk është vetëm, por ka familjen dhe vajzën e saj.

E pyetur nëse ja ndjen mungesën një partneri, Soni Malaj deklaroi: “Unë kam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm, por unë nuk jam vetëm kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën. Njeriu nuk është vetëm se është Zoti. Unë në jetën time gjithmonë kam pasur qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat, nuk e kam pasur”, duke shtuar se fansat burra që ka, janë shumë të sjellshëm.

Ndër të tjera këngëtarja shtoi se njeriu ka lindur vetëm dhe duhet të mësojë të jetë i lumtur edhe pa dikë në krah. 

Pas gjithë këtyre Soni nuk nguroi të na tregojë edhe sekretin e bukurisë së saj, teksa u shpreh se njeriu pasqyron jashtë atë çka është në të vërtetë brenda.

Kujtojmë që para dy vitesh Soni i dha fund marrëdhënies 6-vjeçare të dashurisë me biznesmenin Klevi, me të cilin në vitin 2017 u përfol se u bë ortake e një biznesi, ndërsa vite më vonë nisi bashkëjetesën në Tiranë.

Këtë e bëri të ditur vetë ajo në një intervistë me Ardit Gjebrean, ku i rrëfeu faktin se kishte nisur bashkëjetesën me biznesmenin, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

Me Klevin kemi 6 vite bashkë. E kemi marrë ngadalë marrëdhënien dhe pas 5 viteve ne vendosëm të bashkëjetonim. Bashkëjetojmë prej më shume se një viti.

Ajo çfarë vlerësoj tek Klevi është se më ka pranuar me diferencat e mia, me të mirat e të këqijat dhe unë prapë i dukem e mrekullueshme dhe kjo më pëlqen shumë.

soni malaj (5)

Klevi vlerëson femrat që ja dalin vetë në jetë, që nuk kanë nevojë për një mashkull për t’i shtruar rrugën. Ai ka vlerësuar tek unë pavarësinë, karakterin”,- u shpreh Soni.

soni malaj (1)

Është përfundimisht shpirti im binjak, pavarësisht se është nga Vlora,”- shtoi këngëtarja duke qeshur.

Mirëpo dyshja nuk zgjati shumë bashkë dhe i dhanë fund lidhjes së tyre pa dhënë detajet e shkaqeve që e sollën ish-çiftin të merrte këtë vendim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura