PanoramaPlus.al/ Valon Shehu është një ndër konkurrentet e “Dance Albania”.
Gjatë natës së dytë së spektaklit, këngëtari ka zbuluar para të gjithëve se disa kohë më parë ka qenë një përdorues i substancave stereoide.
Valoni theksoi se arsyeja përse i pinte ato pilula ishte për të rritur masën muskulare mirëpo kto sillnin një efekt ‘anësor’. Si rrjedhojë këngëtari kishte epsh dhe kryente marrëdhënie seksuale dy deri në tre herë në ditë.
“Flija tri orë gjumë në ditë dhe 2-3 herë duhet të bëja seks,”-tregoi Valoni.
Kjo deklaratë e tij ngjalli ‘interes’ për Ermal Mamaqin i cili me shaka e pyeste këngëtarin nga Kosova se ku mund t’i blinte këto pilula
Pjesë nga biseda:
Ermali: Pyes për një shokun tim, ato pilulat që pi ku blihen, si quhen?
Valoni: Ta them pastaj. Ermali e do për vete, jo për shokun.
Alketa: I ke lënë ti steroidet? Nuk i pi më?
Valoni: Jo.
Alketa: Ke pirë steroide për të ndihmuar në zhvillimin e muskulaturës dhe pastaj kuptove që është një stimul artificial që…
Valoni: Shumë. Tri orë flija dhe 3 herë duhet të bëja seks në ditë.
Ermali: E dëgjuam një herë këtë prandaj pyeta për shokun.
Valoni: Ermali thotë pyes për një shok, po e ka për vete unë e di.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al