“Kam pësuar djegie në të dyja këmbët”- Tentoi të vetëdigjej benzinë në mes të rrugës, 58-vjeçarja flet për gjendjen e saj shëndetësore

Oct 25, 2024 | 12:25
SHPËRNDAJE

Fatime Gashi, e cila tentoi të vetëdigjej më 22 Tetor në mes të rrugës në Durrës, ka rrëfyer gjendjen e saj shëndetësore.

Fatime Gashi

Në emisonin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ajo u shpreh se ka djegie në të dyja këmbët dhe ndodhet ende e shtruar në spital, ku po merr mjekim.

Kjo është hera e dytë që 58-vjeçarja tenton të vrasë veten, ndërsa u shpreh se aktin e ndërmori pasi nuk mund të paguante një kredi prej 1 mln lekë të vjetra që kishte marrë.

Fatime Gashi: Kam marrë kredi 1 mln lekë të vjetra, në 6 muaj e kam paguar rregullisht, më pas nuk kisha mundësi. Jam tek spitali Nënë Tereza, kam djegur të dy këmbët, sidomos e djathta është më problem. Jam me temperaturë.

Është hera e dytë që kam tentuar të vetëdigjej para Bashkisë Durrës në 2020, sepse nuk na përgjigjet Bashkia, na kanë përçmuar.

Vetëm djali punon, kurse unë marr pension 90 mijë lekë. Jetoj vetëm me djalin, ai është i ndarë, vajzën e tij e ka marrë nusja.

Bashkëshorti ka 24 vite që ka ndërruar jetë, jam e vetme me 100 halle. Shtëpi në shtëpi, me qira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura