“Kam probleme me frymëmarrjen”- Detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit! Po pinte kafe me miqtë në hotel, kur shfaqi shqetësimet! Miqtë e tij hapën me forcë derën e tualetit dhe…

Sep 18, 2024 | 13:38
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.

gerti bogdani1

Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.

“Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.

Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë.

Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Më pas kanë lajmëruar ambulancën, por sipas dëshmitarëve është vonuar. Gerti Bogdani ka marrë ndihmën e parë mjekësore në ambulancë dhe më pas në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

LEXONI EDHE: 

Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

“Lajm shokues”- Berisha mban një minutë heshtje për vdekjen e Gerti Bogdanit dhe mbyll konferencën me gazetarët: Ka qenë personalitet i shquar në PD! Dy ditë më parë…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura