Tre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, gjatë seancës për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, kanë bërë betimin para Gjykatëses së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Ekspertët duhet të përcaktojnë në gjendjen shëndetësore të të dënuarit Safet Gjici, i cili ka kërkuar lirim nga qelia.
Gjithashtu duhet të përcaktojnë nëse ish-kryebashkiaku mund të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në kushtet e burgut dhe nëse i rrezikohet jeta nga qëndrimi në izolim.
“Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Përgjithshëm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici sot më datë 14.11.2024 mbi “Caktimi i detyrave të Ekspertëve Mjekoligjorë”.
Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici për arsye shëndetësore, u paraqit mbrojtja, u paraqit organi akuzёs, u paraqitën Ekspertët Mjekoligjor. Pas betimit të Ekspertëve Mjekoligjorë nga Gjykata janë caktuar detyrat:
- A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?
- Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?
- A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila është shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qenë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?
- A ka shkaktuar diabeti insufiçencë të organeve jetësore?
- A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila ёshtë diagnoza?
- A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?
- A van nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?
- A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtё trajtim?
- Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjëndja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?
- Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?
- A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?
Gjykata autorizoi ekspertët të njehen me të gjitha aktet që janë pjesë e dosjes gjyqësorë. Nëse nga ekspertët kërkohet informacion apo akte shtesë, të kërkojnë nga Gjykata marrjen e tyre në cilësinë e provës e më pas vënien e tyre në dispozicion të ekspertëve”, thuhet ne njoftimin e Gjykates se Elbasanit.
AVOKATET
Ish-kryebashkiaku i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.
Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al