Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris po bën paraqitjen e saj të parë publike në Shtëpinë e Bardhë që nga vendimi i Joe Biden për t’u larguar nga gara.
Duke folur para turmave jashtë, ajo tha se zoti Biden pasi u infektua me Covid, po shërohet shpejt.
“Biden donte të ishte këtu sot dhe po shërohet shpejt nga diagnoza e tij Covid-19”, tha Harris.
Ajo ka nderuar presidentin për punë e tij gjatë këtij mandati, duke thënë se Biden ka tejkaluar edhe ata presidentë që shërbyen dy mandate në detyrë.
“Trashëgimia e tij e arritjeve gjatë tre viteve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne. Në një mandat ai tashmë ka tejkaluar trashëgiminë e shumicës së presidentëve që kanë shërbyer dy mandate. Për herë të parë e njoha Presidentin Biden përmes djalit të tij Beau, ne punuam së bashku si Prokurorë të Përgjithshëm në shtetet tona. Cilësitë që Beau nderonte te babai i tij janë të njëjtat cilësi që kam parë, ndershmëria, integriteti, përkushtimi ndaj besimit dhe familjes së tij, zemra e tij e madhe dhe dashuria e tij për vendin tonë,” thotë ajo.
Ndër të tjera ajo është shprehur se “unë jam dëshmitare se si çdo ditë presidenti ynë lufton për popullin amerikan dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për shërbimin e tij ndaj kombit tonë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al