Kamioni përplaset me një stacion autobusi në Tel Aviv, 35 persona të plagosur! Izraeli: Është sulm terrorist

Oct 27, 2024 | 13:10
SHPËRNDAJE

Policia e Izraelit ka thënë se është duke e trajtuar si “sulm terrorist” incidentin e së dielës, kur një kamion ishte përplasur me një stacion autobusi në veri të Tel Avivit.

sulmi

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur pranë selisë së agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad, raporton BBC.

Shërbimi i shpëtimit i Izraelit ka thënë se 35 persona janë lënduar si pasojë e sulmit, me gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.

“Identiteti i terroristit është ende i panjohur, me sa duket është një izraelito-arab. Për momentin ne, së bashku me Shin Bet (agjencia e sigurisë vendase), po përpiqemi të zbulojmë identitetin dhe të ofrojmë siguri absolute”, ka thënë Asi Aharoni, zëdhënësi i policisë izraelite.

Sipas asaj që është bërë e ditur, kamioni drejtohej nga një person i cili ishte i armatosur.

Nuk është e qartë nëse i dyshuari është ndaluar apo është vrarë.

Tensionet janë rritur që nga shpërthimi i luftës në Gaza, pasi Izraeli ka kryer sulme të rregullta ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar, që kanë lënë qindra të vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura