Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Shqipëria është përzgjedhur nga UEFA si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027.
Rama theksoi se që vendi ynë do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium.
“MIRËMËNGJES dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al